E Diel, 1 Nëntor 2026

Pisha-Dinamo, sot zgjigjen enigmat

Kapiteni i Dinamos, Arian Pisha, duket se është dhe çështja e momentit në kampin dinamovit. Kalimi i tij tek Tirana duket tashmë vetëm punë orësh. Por më parë futbollisti duhet të bisedojë me drejtuesit blu. Sot rruga e Pishës mund të marrë drejtim nga klubi "Tirana", pasi ish-futbollisti i përfaqësues kuqezi do të ketë një takim me "udhëheqjen" blu ku edhe do të kërkojë largimin nga Dinamo. Në mes të kërkesës së largimit nga Dinamo nuk është vetëm oferta tunduese e donatorit të Tiranës, Refil Halili, por flitet edhe për një "krisje" e marëdhënieve mes Pishës dhe presidentit Sulaj. Vetë futbollistin kërkon largimin nga blutë, ndërkohë që gjithçka do të mësohet vetëm gjatë ditës së sotme. Gjatë një prononcimi për gazetën "Sporti shqiptar" futbollisti Arian Pisha ka bërë të ditur se kërkon të largohet me konsensus nga Dinamo, pasi oferta e drejtuesve bardheblu është tepër e majme: "Nesër (sot) do të kemë një takim me drejtuesit dinamovit për të zgjidhur kontratën që kam me këtë klub. Kërkojë që gjithçka të zgjidhet me konsensus mes palëve. Ja kam kaluar shumë mirë tek Dinamo, ashtu si edhe tek Tirana vite më parë. Oferta e Tiranës është shumë e fuqishme në aspektin financiar dhe në jemi profesionistë dhe kërkojmë gjithmonë më të mirën për veten tonë. Do të isha i lumtur për rikthimin tim tek Tirana, pasi në këtë skuadër kam kaluar shumë mirë duke fituar dhe trofe. Por edhe kam pasur marëdhënie shumë të mira me drejtuesit, shokët e skuadrës dhe tifozët atje. Tirana është një skuadër prestigjoze dhe shumë e fortë financiarisht. Gjithsesi, çdo gjë do të zgjidhet vetëm pas takimit që do të kemë me drejtuesit dinamovit, ku shpresojë që të gjihet një pikë e përbashkët,"- ka bërë të ditur kapiteni Arian Pisha, i cili më datë 17 maj ngrit në qiell titullin e 17-të kampion në historin e klubit "Dinamo".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›