Kashar, kandidati i PS-së: Kishte parregullsi
Tiranë- Mbyllja e procesit të numërimit të votave për kreun e komunës në Kashar ka nxjerrë fitues kandidatin e PD-, Besnik Fuçia. Pas numërimit të 18 kutive të votimit, kandidati demokrat rezultoi fitues me 2764 vota, kandidati i LSI-së me 1618 vota dhe ai i PS-së mori 1184 vota.
Por kandidati socialist ka denoncuar një sërë parregullsisht gjatë procesit. Sipas tij, ka pasur gjatë gjithë kohës shpërndarje certifikatash në mënyrë të parregullt dhe për votues që nuk kanë qenë fare pjesë e këtij procesi votimi.
Ndërsa KQZ-ja e kondideroi që dje një proces votiomi të qetë, normal dhe pa incidente. “Pjesëmarrja në votime ka qenë 53%”- thanë burimet e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Zgjedhjet në këtë komunë u zhvilluan pas pezullimit nga detyra të kryetarit të mëparshëm, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas skandalit për çështjen e tokave.