E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Bashkëpunimi rajonal, kusht për në BE

Prishtinë -Bashkëpunimi rajonal është parakusht për në Bashkimin Evropian, tha sot Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR), Pieter Feith, në hapje të takimit të 16-të plenar të Mekanizmit Përcjellës të Procesit të Stabilizim Asociimit (MPPSA), të kryesuar nga Komisioni Evropian dhe autoritetet e Kosovës, që po zhvillon punimet në Prishtinë.

"Bashkëpunimi rajonal është parakusht për t’iu bashkuar BE-së. Është shumë më i rëndësishëm se një kriter. BE-ja është bashkëpunim rajonal, dhe si e tillë kërkon angazhimin e plotë të të gjithë anëtarëve të saj të tanishëm dhe të ardhshëm", theksoi Feith.

"Objektivat, prioritetet dhe obligimet e Kosovës janë të përcaktuara qartë në kornizën e MPPSA-së. Dhe, tani ekziston mundësia e avancimit të perspektivës evropiane të Kosovës me një performancë të vendosur nga Qeveria e Kosovës në kuadër të kësaj kornize. BE-ja mbetet partneri juaj i përkushtuar në këtë punë, e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj politike, teknike, financiare dhe për ngritje të kapaciteteve", theksoi Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›