E Diel, 1 Nëntor 2026

Norvegjia së shpejti ambasadë në Kosovës

Gjilan - Norvegjia së shpejti do të hapë ambasadë në Kosovë. Deklarata është bërë nga sekretarja norvegjeze e Shtetit, Elizabeth Walaas, gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu në Prishtinë. Pas takimit, presidenti Sejdiu theksoi se Norvegjia ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës, si në proceset e para pavarësimit, ashtu edhe me pjesëmarrjen e trupave norvegjeze në kuadër të KFOR it.

Sejdiu falënderoi sekretaren Walaas për angazhimet e veçanta të qeverisë norvegjeze në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.

Ai tha se angazhimet e institucioneve të vendit janë që Kosova të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme me identitetin e vet si vend dhe shoqëri multietnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›