Thaçi: Kosova e përkushtuar për në BE
Prishtinë - Kosova është plotësisht e përkushtuar që të funksionalizojë tërësisht strukturat institucionale për integrim në Bashkimit Evropian, tha sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Takimin e XVI-të Plenar të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-Asocimit, i cili po mbahet në Prishtinë.“Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e angazhuar në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit dhe shtimi i dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian kontribuon në mënyrë përmbajtjesore në këtë drejtim”, the ai.
“Ne jemi të përkushtuar që të zhvillojmë dhe zbatojmë strategjitë zhvillimore për Kosovën dhe të sigurohemi që agjenda zhvillimore dhe agjenda evropiane te jenë të integruar në një proces”, theksoi Thaçi.“Në mars të këtij viti kemi mbajtur takimin e parë të Forumit të Nivelit të Lartë me partnerët tanë nga komuniteti i donatorëve dhe siç jemi zotuar gjatë këtij takimi, së shpejti do të funksionalizohen grupet punuese sektoriale të cilat do të rrisin efektivitetin e koordinimit të politikave dhe programeve të komunitetit të donatorëve drejtuar Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.