Shaqiri: Ahmeti po manipulon shqiptarët
Tetovë -Partia Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK), reagon ashpër ndaj vlerësimit të djeshëm të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, se organizimi i protestave kombëtare më 23 qershor, në sheshin Skenderbeu në Shkup, me kërkesën e vetme për barazi të plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni, paraqet qëndrim radikal nacionalist. “Me anë të këtij reagimi i bëjmë me dije Ali Ahmetit, se me deklaratën e fundit në televizionin Alsat-m, është shqiptari i parë dhe shpresojmë se do të jet i fundit, që e quan radikale dhe nacionaliste, kërkesën e shqiptarëve për barazi të plotë me maqedonasit, kërkesë të cilën shqiptarët e këtushëm përfshi edhe anëtarët dhe simpatizuesit e partis së Ahmetit, po e përsërisin plot dy dekada”, theksoi lideri i BDK-së, Hysni Shaqiri.
Kreu i BDK-së e ka pyetur publikisht Ali Ahmetin, nëse është apo jo për barazi të plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve në këtë shtet, apo pretendon që me anë të marrëveshjeve manipuluese, të majit e marsit, të blejë kohë që sa më gjatë të mbetet në skenën politike, me qëllimin e vetëm, ruajtjen e shtetin unitar maqedonas dhe futjen e tij në strukturat euro-atlantike, pa zgjidhur statusin e shqiptarëve.
“Kreu i BDI-së Ahmeti, e ka për borxh që tu bëj me dije shqiptarëve të Maqedonisë, se integrimi në këto struktura nuk e ndryshon vetvetiu statusin e tyre juridiko kushtetues, të pakicës në këtë shtet. Është thjesht një manipulim, i politikës ditore, se gjithçka do të zgjidhet pas integrimit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, në strukturat euro-atlantike. Duhet qart tu bëhet me dije shqiptarëve, se si kusht i vetëm për integrimin e vendit në këto struktura, tanipër tani është vetëm ndrrimi i emrit, e jo edhe definimi me kushtetut i Maqedonisë si shtet dykëmbësh, i shqiptarëve dhe maqedonasve, ku natyrisht do ti gëzonin të gjitha të drejtat edhe bashkësitë tjera më të vogla, për çka angazhohemi ne”, theksoi Shaqiri.
Ai kërkon nga BDI-së, që të mbështesin protestat e 23 qershorit, të cilat qëllim të vetëm kanë barazin e plotë juridiko kushtetuese të shqiptarëve. (ina)