E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJND fillon më 1 dhjetor seancat për Kosovën

Hagë -Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që me 1 dhjetor të filloi seancat dëgjimore në rastin e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për fillimin e seancave dëgjimore për rastin e Kosovës, të paralajmëruara prej një dhjetorit. Ministria e Jashtme e Kosovës vlerëson se në këtë mënyrë pritet që procesi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, të përfundojë në një afat sa më të shpejtë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës poashtu është në përfundim e sipër të deklaratës së dytë me shkrim, e cila do t'i dorëzohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë deri më 17 korrik. Fillimi i seancave dëgjimore, sipas ministrit Hyseni, mundëson që procesi gjyqësor të mund të përfundojë në muajin mars apo deri në fund të muajit prill të vitit 2010. /rtv21/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›