E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Decentralizimi po përparon

Nëse dëshirojmë që t`i bindim qytetarët në veri se decentralizimi është një propozim tërheqës, atëherë mënyra më e mirë është që t`i tregojmë arritjet e decentralizimit të suksesshëm në jug të lumit Ibër, si një model tërheqës i Kosovës moderne.
 

Kështu është shprehur shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith. Ai i bëri këto komente sot, pas takimit të Grupit Ndërministror për Decentralizimin.
 

Sipas Feith, decentralizimi ka njohur përparime, pasi të gjitha komunat e përmendura në planin e Ahtisarit janë krijuar dhe drejtohen nga komuniteti përkatës shumicë, përveç asaj të Mitrovicës së Veriut.
 

“Ne duhet të sigurojmë transferimin e plotë të kompetencave nga qeveria qendrore në nivelet lokale dhe të sigurohemi se burime te mjaftueshme janë në dispozicion për komunat e reja. Po ashtu, duhet t`i informojmë qytetarët në veri për rëndësinë dhe përfitimet e decentralizimit si një vlerë e Evropës”, ka thënë Feith.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›