Studentët shqiptarë, bashkëpunim me "homologët" në Japoni
Universiteti Politeknik i Tiranës jep titullin e nderit për Doktor Honoris Causa për Leonard Barollin. Një nga kontributet më të mëdha të Barollit është edhe bashkëpunimi që u ka ofruar profesorëve dhe studentëve shqiptarë në vendosjen e urave lidhëse me kolegët në Japoni. "Është nder i madh për mua që të paraqes para jush mbështetjen time për dhënien e titullit Doktor Honoris Causa për prof. Leonard Barolli, një personalitet i shquar në fushën e teknologjisë së informacionit, në mjediset botërore akademike", tha dje gjatë takimit Jorgaq Kaçani.
Në vitin 2000, prof. Barolli filloi kontaktet e para të bashkëpunimit të ekipeve me profesorë të shquar nga disa universitete me zë në Japoni, me Universitetin Politeknik të Tiranës. Prof. Barolli ka ndikuar direkt në krijimin e një ure komunikimi me universitetet e Japonisë, për të krijuar grupet e para të bashkëpunimit në kërkimin shkencor me laboratorët e këtyre universiteteve. Në vitet 2002 deri 2008 janë realizuar vizitat e disa profesorëve të universiteteve japoneze, të cilat krijuan mundësinë e bashkëpunimit për të mbështetur kërkimin shkencor me studentët më të mirë dhe me pedagogët tanë të rinj për studimet e doktoratës. Në sajë të kontributit të Barollit është bërë mbështetja me pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare të IEEE (International Electrical and Electronic Engineering) në Angli, Austri, Spanjë, Japoni, të pedagogëve të UPT.