Të dëshpëruar me Rusinë
Rusët, siç e dimë, kanë një listë të gjatë të qëndrimeve kundërshtuese ndaj Perëndimit në përgjithësi dhe SHBA-së në veçanti. Zgjerimi i NATO-s, intervenimi kundër Serbisë, njohja e Kosovës, plani amerikan për stacionimin e mburojës antiraketore në Europën Lindore dhe kritikat në adresë të Rusisë për shkak të hyrjes në luftë kundër Gjeorgjisë, janë vetëm disa prej tyre. Por, a e kanë kuptuar ndonjëherë rusët se perëndimorët - në veçanti ata të cilët kanë shpresuar në marrëdhëniet miqësore me Rusinë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë - mund të jenë të dëshpëruar me Rusinë? Mirë, jemi. Dhe ekzistojnë disa arsye për këtë. Së pari: ne kemi pritur që Rusia mund dhe do të bëhet demokraci perëndimore, e cila respekton të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Në vend të kësaj, është shndërruar në një regjim autoritar, i cili nuk respekton asnjërën prej këtyre vlerave. Ajo që habit edhe më tepër është fakti se pjesa më e madhe e rusëve duken të kënaqur me këtë situatë. Pse? Si ka mundur të ndodhë që ish-shtetet komuniste të Europës Lindore, e madje edhe disa ish-republika sovjetike, kanë shënuar përparim në fushën e demokracisë, por jo edhe Rusia? Pse njerëzit në këto shtete kanë kërkuar tranzicionin drejt demokracisë, ndërsa rusët jo? Është ky dëshpërimi më i madh me Rusinë dhe rusët. Me gjithë faktin se Perëndimi nuk beson që zgjerimi i NATO-s kërcënon Rusinë, unë kuptoj pse pjesa më e madhe e rusëve e besojnë këtë. Por, ajo që nuk e kuptoj është pse Moska po e promovon më shumë se Uashingtoni zgjerimin e NATO-s. Madje, edhe nëse Rusia do të ishte shndërruar në demokraci perëndimore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sigurisht se do të kishte qenë e kuptueshme që përvoja e dominimit rus do të rezultonte me frikën nga Rusia në Europën Lindore, si edhe në ish-shtetet sovjetike.
Administrata e SHBA-së nuk është forca motorike prapa zgjerimit të NATO-s; forca motorike prapa këtij zgjerimi është frika nga Rusia gjithnjë e më agresive. Nuk është vështirë për të kuptuar që sjelljet miqësore të Moskës ndaj fqinjëve do të reduktonin dëshirën e tyre për anëtarësim në Aleancë, por me sjelljet armiqësore ndaj tyre Moska vetëm sa e ka forcuar këtë dëshirë. Rusët janë tejet të hidhëruar, për faktin se amerikanët dhe shumë shtete perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për dallim nga këto shtete, Moska është e gatshme të injorojë dëshirën e popullatës shumicë në Kosovë për pavarësi apo faktin se sjelljet e serbëve ndaj kësaj popullate vetëm sa e kanë forcuar këtë dëshirë të saj. Moska, na kanë thënë udhëheqësit rusë, kundërshton shkëputjen, nëse me këtë nuk pajtohet shteti nga i cili ndodh shkëputja (në këtë rast nga Serbia). Prandaj, pse Moska ka bërë një kthesë dhe ka njohur pavarësinë e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut? A nuk po vëren Moska kundërthëniet në politikën e saj? Moska duket se nuk ka marrë parasysh as mundësinë që njohja e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut mund të trimërojë myslimanët në Kaukazin Verior për të menduar se mund të shkëputen nga Rusia. Në kokat e nacionalistëve rusë ndoshta është e qartë se shkëputja nga Rusia është një gjë krejtësisht tjetër nga shkëputja prej Gjeorgjisë.
Por, a është rastësi se njohja e pavarësisë së Abhazisë dhe Osetisë së Jugut është shoqëruar me shtimin e dhunës në Kaukazin Verior? Ajo që është tejet dëshpëruese për ne, të cilët kemi shpresuar për marrëdhënie të përmirësuara mes Rusisë dhe Perëndimit, është se Moska duket se nuk po kupton se si sjelljet e saj po dëmtojnë interesat e saj. Thirrja e administratës së Barak Obamës për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë ka qenë hapi i parë në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Por, reagimi i Rusisë ishte tejet kontraproduktiv. Ajo që duket më e mundshme është se administrata e Obamës do të kuptojë që Moska nuk ka vullnet për të bashkëpunuar për përmirësimin e marrëdhënieve, duke e bërë të pavlefshme vazhdimin e këtyre përpjekjeve nga ana e Uashingtonit.