E Diel, 1 Nëntor 2026

Sinoptikanët: Sot në zonat malore rrebeshe dhe shi

Duke nisur nga dita e hëna e deri dje kemi pasur mot relativisht të mirë. Edhe pse vranësira apo qielli gri na kanë shoqëruar në pjesën më të madhe të kohës. Ndërsa sot, sipas parashikimit të institutit "Meteoalb", do të kemi ndryshime të menjëhershme të motit. Deri të enjten, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa në zonat malore do të kemi vranësira të shoqëruara me rrebeshe shiu të dobët e afatshkurtër. Dita e enjte do të sjellë një sistem të fuqishëm vranësirash, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu pothuajse në të gjithë territorin shqiptar, më të dendura në zonat malore, fillimisht në Veri e më pas ky sistem do të zhvendoset në Juglindje të vendit. Kjo situatë do të na shoqërojë edhe gjatë ditës së premte. Fundjava pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë deri të enjte,n ku pritet një rënie me 5 deri në 6 gradë Celsius. Fundjava sjell rritje graduale të temperaturave. Era në pjesën e parë të javës do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h, ndërsa pjesa e dytë e javës sjell forcim të erës, duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h, për pasojë edhe deti do të ketë dallgë mbi 2 ballë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›