E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston 20-vjeçarin për aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi



TIRANË - Një 20 vjeçar nga Kruja është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga strukturat e Policisë së Qarkut të Tiranës për “shkelje të rregullave të qarkullimit”, duke shkaktuar vdekjen e një 53-vjeçari. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur dje për gazetën se shtetasi Ardit Tema, teksa drejtonte mjetin e tij, tip “Volkswagen”, në rrugën e Kamzës, pranë kthesës së Valiasit, si pasojë e humbjes së kontrollit është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me targë BE 289 SH, që drejtohej nga shtetasi Hasan Hasani, duke shkaktuar vdekjen e 53-vjeçarit Kujtim Tema, pasagjer në automjetin që drejtohej nga 20-vjeçari. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme.

4 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›