E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur varet nga progresi

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 19:15

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka thënë se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nga Bashkimi Evropian varet nga progresi që arrihet në Kosovë.

Feith ka deklaruar se çështja e pavarësisë së mbikëqyrur e Kosovës është çështje që pritet të vendoset nga shtetet të cilat e kanë përkrahur dhe njohur Kosovën.

Ai ka shtuar se BE është duke e shikuar progresin e arritur deri të implementohen elementet kryesore të Pakos së Ahtisaarit. Por ka shtuar se çështja e veriut mbetet akoma e pa përfunduar duke thënë se nuk është vetëm çështje ndërkombëtarëve, por edhe e vendorëve.

Këto deklarime shefi i ICO-s i bëri pas takimit të zhvilluar me ministrin e Kulturës Memli Krasniqi, të cilit ia dorëzoi rekomandimet e dala nga konferenca e Prizrenit; “Ruajtja e zonave historike në Kosovë – Strategjitë dhe veprimet për planifikimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore urbane”, raporton RTK.

Ministri Krasniqi, ka theksuar se janë pajtuar që këto zona dhe kultura urbane të ruhet ligjërisht dhe për ketë çështje ka theksuar se do të kenë koordinim me partnerët ndërkombëtar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›