Feith: Fushata zgjedhore duhet të vazhdojë e qetë
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith bëri thirrje që fushata për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të vazhdojë në mënyrë të qetë.
Pas incidentit të djeshëm në Deçan, bëhet e ditur se Feith ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe me Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
"Aktet e dhunës nuk kanë vend në një fushatë zgjedhore demokratike. Shpreh keqardhjen për incidentin e djeshëm në Deçan i cili nuk ishte në interesin e askujt. Kam biseduar me Thaçin dhe Haradinajn. Kam marrë garanci të qarta se fushata dhe dita e zgjedhjeve do të vazhdojnë në atmosferë të qetë", ka thënë Feith në një deklaratë të saposhpërndarë nga zyra e tij.