E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/ Lirohet gazetari i rrëmbyer

Një gazetar norvegjez, i rrëmbyer një javë më parë në lindje të Afganistanit, është liruar të enjten, së bashku me përkthyesin e tij afgan, ka njoftuar ministria e jashtme norvegjeze.
Që të dy ishin rrëmbyer afër kufirit me Pakistanin, ka thënë zëdhënësja Ragnild Imerslund, e cila gjithashtu ka bërë të ditur se lirimi i tyre ka pasuar "angazhimin intenziv të autoriteteve norvegjeze".
Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB e ka identifikuar gazetarin, duke thënë se ai është Pal Refsdal, një gazetar veteran 46 vjeç, i cili ka raportuar nga Kosova gjatë konflikteve në Ballkan dhe nga Afganistani gjatë pushtimit sovjetik të viteve të 80'ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›