Kosovë/ Shpërthim në një ofiçinë në Zveçan
Një shpërthim është regjistruar në komunën e Zveçanit, ku për pasojë janë shkaktuar një sërë dëmesh materiale. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shpërthimi ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme, por u bë publik vetëm pak çaste më parë.
Sipas policisë kosovare, shpërthimi u shkaktua nga një granatë dore, e cila u hodh para hyrjes së një ofiçine. Për pasojë pësuan dëme materiale makina e pronarit të ofiçinës dhe hyrja e saj. Burimet shtojnë se mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e anti-krimit.