E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga i ul dënimin ish-gjeneralit serb Millosheviç

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka ulur dënimin ndaj ish-gjeneralit serb të Bosnjes, Dragomir Millosheviç nga 33 në 29 vjet burg. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave Millosheviç ka pranuar gjatë seancës përgjegjësinë e tij në tre sulme të ndryshme.
Millosheviç ishte komandant i trupave ushtarake serbe në vitet 1994-95, kohë kur gjatë rrethimit të Sarajevës janë vrarë rreth 10 mijë civilë, prej të cilëve 1 mijë fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›