E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolumbia njofton OKB-në për kërcënimet e Venezuelës

Kolumbia i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku denoncon kërcënimet për përdorim force nga Venezuela në dëm të saj.
Lajmin e bën të ditur vetë Ministria kolumbiane e Punëve të Jashtme. "Përfaqësuesja e përhershme e Kolumbisë në OKB, Claudia Blum i dërgoi një shënim diplomatik presidentit të Këshillit të Sigurimit, Thomas Mayr-Harting, duke i përmendur kërcënimet për përdorim force nga Venezuela kundrejt Kolumbisë dhe për çështje të tjera të ndjeshme'', theksoi një komunikatë e kësaj ministrie.
Përpjekja kolumbiane i përgjigjet deklaratave të presidentit venezuelian, Hugo Çavez, duke ftuar ushtrinë e tij dhe popullin të përgatitet për luftë, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes Bogotas dhe Uashingtonit duke i mundësuar ushtrisë amerikane të përdorë të paktën shtatë baza në Kolumbi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›