E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia akuzon Ukrainën për shantazh

Rusia ka akuzuar presidentin e Ukrainës, Viktor Juschcenkon, se po shantazhin Europën me gaz, në letrën në të cilën ai ja ka dërguar Kremlinit, duke kërkuar nga Moska që të ndryshojë aranzhmanet e gazit.

Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Sergei Prihodko, theksoi se Rusia është e hapur për dialogun për çështje të gazit, por shtoi se nuk sheh ndonjë arsye për ndryshimin e kontratave për gaz, të cilat Rusia dhe Ukraina i kanë nënshkruar në janar.

Kundërshtojmë kategorikisht që siguroi energjetike e Europës të varët nga ambiciet e politikanëve ukrainas, tha Prihodko, duke vlerësuar se përpjekjet për të frikësuar Rusinë dhe Europës me parashikimin e një krize, në bartjen transit të gazit në Europë, janë një shantazh i pastër.

Në letrën dërguar presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedevit, Juschcenko ka kërkuar ndryshimin urgjent të marrëveshjes bilaterale për gaz, me qëllim që të eliminohen problemet për furnizimin e Ukrainës me gaz dhe transportimin transit të gazit për në Europë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›