Tetë militantë vriten pas një sulmi me raketë në Pakistan
Si rezultat i një sulmi me raketa, për të cilin besohet se është ndërmarrë nga forcat amerikane, janë vrarë së paku tetë militantë në veriperëndim të Pakistanit, kanë njoftuar sot zyrtarët.
Në një incident tjetër, pesë ushtarë pakistanezë janë vrarë, gjatë një përleshje që u zhvillua në një rajon, i cili më herët ishte pastruar nga militantët, ngjarje kjo e cila dëshmon për vështirësitë me të cilat po përballen autoritetet pakistaneze, në përpjekjet e tyre për të frenuar kryengritësit.
Një fluturake amerikane pa pilot ka shkrepur dy raketa në drejtim të një kompleksi, i cili është shfrytëzuar nga talebanët në një fshat afër qytetit Mir Ali, në Vaziristanin Jugor, kanë njoftuar dy zyrtarë për inteligjencë, të cilët deshën të mbetën anonim. Kompleksi u shkatërrua, ndërsa nga gërmadhat janë nxjerrë tetë kufoma, ndërsa dy militantë tjerë janë plagosur, theksuan këta zyrtarë.
Banori lokal, Ahmed Davar, theksoi se militantët talebanë kanë varrosur të vrarët, ndërsa të plagosurit i kanë dërguar në spital.
Besohet se forcat amerikane kanë ndërmarrë edhe një sulm tjetër me raketa, të enjten në mbrëmje, në fshatin Shana Kuvara, në Vaziristanin Verior, me çrast janë vrarë tre militantë dhe janë plagosur katër të tjerë.