E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, mbyllen kërkimet për viktimat e tragjedisë detare

ITALI- Zhytësit italianë kanë ndaluar përfundimisht kërkimet për viktimat e tragjedisë se anijes “Costa Concordia”, pasi kushtet për kërkimet nën ujë janë përkeqësuar. Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se ekipet e emergjencës, megjithatë do të vazhdojnë të inspektojnë pjesë të anijes që ndodhen mbi ujë, duke përdorur pajisje speciale për të zbuluar ekzistencën e ndonjë kufome.

Anija “Costa Concordia” kishte mbi 4,500 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, kur u përplas në brigjet perëndimore të Italisë, më 13 janar.

Shtatëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të jene të zhdukur. Nderkohe kapiteni i anijes, Françesko Sketino, përballet me akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›