Rama: Vendi në krizë
Tiranë -Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, duke shfrytëzuar urimin për presidentin e ri amerikan Barack Obama, ka kërkuar që ndryshime të tilla siç ndodhën në SHBA, duhet të vijnë edhe në Shqipëri në mënyrë që qytetari të ketë një qeverisje të mirë. Me jo pak admirim për Obamën, Rama theksoi se Amerikan mëshiron vendin e lirive.
“Krizën s’mund ta fsheh propaganda qeveritare. Institucionet tona janë në krizë; varfëria është ulur këmbëkryq në të gjithë vendin për shkak të politikës së keqqeverisjes”-theksoi Rama në konferencën për shtyp nga selia rozë.
Më tej, Rama tha se spitalet dhe shkollat janë në krizë, dhe ndryshimi i kësaj gjendje vjen vetëm me ardhjen në fuqi të një politike të re, ndaj theksoi Rama “njerëzit më shumë se kurrë kanë nevojë për ndryshime të reja”. Kreu socialist nënvizoi se ka ardhur koha që politika të jetë instrument i qytetarëve.