E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Zgjedhja e Presidentit, nuk është shkelur Kushtetuta

PRISHTINE-Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith vlerëson se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës gjatë zgjedhjes e presidentit në Kuvend më 22 shkurt. Por, nëse nëse kjo çështje shkon në Gjykatën Kushtetuese, atëherë, siç tha mbikëqyrësi i pakos së Ahtisaarit, gjtihcka varet prej vendimit të gjykatës.

Këto komente shefi i ICO-s i bëri pas një takimi që pati me zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sllavisha Petroviç.
“Jo, absolutisht nuk është shkelur Kushtetuta”, u shpreh Feith në pyetjet e gazetarëve rreth asaj se a e ka shkelur presidenti Kushtetutën në kohën kur e ka votuar kabinetin qeverisës.
Shefi i ICO-s u deklarua edhe lidhur me nisjen e shpejtë të procesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai edhe me këtë rast i garantoi qytetarët e Kosovës se nuk do të negociohet për statusin. “Jo, nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës”, ka qenë i prerë Feith

(d.b/BalaknWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›