LDK e AAK dorëzojnëpadi në Kushtetuesekundër Pacollit
PRISHTINE- LDK dhe AAK, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese ankesën për shkeljen e kushtetutës nga Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Behxhet Pacolli.
Këtë e konfirmoi sot, gjatë një emisioni televiziv shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, i cili tha se partia e tij ka rënë dakord me deputetët e LDK-së që bashkarisht të hartojnë e dorëzojnë ankesën kundër Presidentit Pacolli për shkelje të Kushtetutës.
Përveç procedurës, sipas të cilës u zgjodh Presidenti më 22 shkurt, e kontestuar jo vetëm nga deputetë të opozitës, por edhe nga vetë kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi, dhe deputetë të partisë në pushtet, PDK-së, tani presidenti akuzohet edhe për shkelje të vetë Kushtetutës.
Pacolli votoi për qeverinë pas betimit për president dhe sipas Kushtetutës, kreu i shtetit që në momentin që betohet nuk mund të ushtrojë me asnjë funksion tjetër, përfshirë edhe atë të deputetit.
(s.g/BalkanWeb)