Feith: Zgjedhjet, hap drejt perspektivës evropiane
PRISHTINE- Duke folur për zgjedhjet e 15 nëntorit, Përfaqësuesi special i BE-së, Piter Feith, ka uruar popullin e Kosovës për atmosferën e mirë dhe konstruktive që ka mbretëruar gjatë procesit të zgjedhjeve lokale.
“Uroj popullin e Kosovës për zhvillimin përgjithësisht të rregullt të zgjedhjeve lokale dhe për atmosferën e mirë dhe konstruktive që ka mbretëruar. Kjo e ndihmon Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike dhe në përpjekjen e saj për të sjellë qeverisje më efektive dhe më afër popullit”, ka thënë Feith në një deklaratë.
Ai ka lëvduar punën e KQZ-së që ka pasur përgjegjësinë e plotë, si edhe përkushtimin dhe angazhimin e shoqërisë civile në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve.
Përfaqësuesi i BE-së ka përshëndetur pjesëmarrjen në këto zgjedhje të të gjithë komuniteteve, sidomos atij serb, duke shtuar se kjo “tregon se ka vullnet në mesin e të gjitha komuniteteve për ta marrë të ardhmen në duart e tyre dhe për ta ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë”.
Feith ka thënë se Bashkimi Evropian po i përcjell nga afër këto zgjedhje “me besimin që udhëheqësit politikë në Kosovë do t’i trajtojnë rezultatet dhe përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve në dhjetor, me frymën dhe maturinë e mirë si deri më tani”.
“Këto zgjedhje lokale paraqesin një hap thelbësor në angazhimin e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe stabile, duke kontribuar në bashkëpunimin rajonal drejt avancimit të mëtejmë të perspektivës evropiane si pjesë e Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Feith.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)