Tuneli i Thirrës, Olldashi: Situata drejt stabilizimit
TIRANE- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka njoftuar përmes një konference për shtyp se situata në tunelin e Thirrës mund të konsiderohet në kontroll të plotë dhe drejt stabilizimit.
“Në sajë të masave emergjente të marra, në respekt të udhezimeve të eksperteve, galleria e veriut është siguruar në gjendje të qëndrueshme dhe ajo e jugut (ku ndodhi rrëshqitja) ka një përmirësim të ndjeshëm” u shpreh Olldashi.
Ministri theksoi se fenomeni gjeologjik i tunelit të Thirrës, ka qenë i paparashikueshëm, por i njohur. Për këtë arsye u vendos mbyllja e tunelit një muaj përpra shembjes në galerinë jugore. Olldashi shpjegon se zona problematike është vetëm 50 metra.
“Duhet të mbajmë parasysh se zona problematike është vetëm 50 metra, në një gjatësi prej gati 12 mijë metrash që është totali i tunelit, ose e shprehur në përqindje në vetëm 0.4 përqind të tunelit” tha Olldashi, ndërsa nënvizoi se në tunel nuk ka patur shembje të tjera.
(e.n/BalkanWeb)