E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith, ka reaguar për iniciativën e AKP-së

Prishtinë - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka reaguar për iniciativën e ndërmarrë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për të ndryshuar investimet e fondeve ekzistuese të privatizimit. Ai nëpërmjet një deklarate shtypi ka bërë të ditur se për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryeministrin Thaçi. “Propozimi gjithëpërfshirës për statusin dhe Ligji për AKP-në, theksojnë qartë se fondet e privatizimit duhet të investohen në mënyrë të sigurt, në instrumente të vlerësuara të shkallës për investime nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare. Këto investime zakonisht ofrojnë kthim të ulët, por me rrezik shumë të vogël”, citohet t’i ketë thënë Feith, kryeministrit Thaçi. Sipas tij, kjo rregull është shumë e rëndësishme, sepse mbron fondet e privatizimit nga ekspozimi i lartë dhe joadekuat ndaj rreziqeve të tregut dhe ka si qëllim që të ruajë interesat e përfituesve kryesorë nga fondi që janë kreditorët dhe pronarët e ndërmarrjeve shoqërore si edhe Buxheti i Kosovës. Si ka sugjeruar që AKP-ja duhet që gjithmonë t’i përmbahet kësaj rregulle shumë të qartë dhe të thjeshtë dhe ka paralajmëruar se do ta monitorojë nga afër respektimin e saj. Fith ka theksuar se deri tashti, këto rregulla janë respektuar gjatë investimit të fondeve dhe që kjo ka shmangur humbjet që shkaktohen nga luhatjet e tregut. Fondi i privatizimit, kap vlerën rreth 404 milionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›