E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtohet rritja e tarifave të energjisë elektrike

Prishtinë - Gjashtë organizata joqeveritare nga 6 komuna të ndryshme të Kosovës, janë bashkuar për të kundërshtuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Koalicioni “ad-hoc” i shoqërisë civile që përbehet nga organizata si “Fol ’08”, “KDI”, “INPO” që nga e hëna, më 26 janar deri më 6 shkurt do të bëjnë një peticion, i cili do t’i dërgohet Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe nëse mblidhen më shumë se 10 mijë nënshkrime, atëherë peticioni do t’i dërgohet edhe Kuvendit të Kosovës. Sipas Ramadan Ilazit nga organizata “FOL ’08” rritja e vazhdueshme e tarifave të energjisë elektrike është e pakuptimtë, duke marrë parasysh gjendjen e vështirë sociale në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›