E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri mbi 5 mije numri i viktimave

Më shumë se 5 mijë njerëz besohet se janë vrarë gjatë protestave të dhunshme në Siri, bën të ditur shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj. Gjatë një mbledhjë të KS-së, Pillaj tha se 14 mijë njerëz besohet se janë arrestuar dhe 12.400 janë shpërngulur në vendet fqinje. Ajo , tha se të paktën 300 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur, dhe se ka mijëra njerëz në paraburgim.
Këto të dhëna janë kundërhstuar nga ambasadori i Sirisë në KB-së, Bashar Jaafari i cili tha se janë jo objektive dhe aspak të drejta.
Pillaj e përshkroi situatën në Siri si të patolerueshme dhe tha se janë kryer mjaft krime kundër njerëzimit. Shefja për të drejtat e njeriut në KB-së sqaroi se në 5 mijë viktimat nuk përfshihen forcat e sigurisë, ndërkohë që qeveria sirianë ka thënë se më shume se 1000 policë dhe trupa ushtarake janë vrarë. Pas takimit me Pillaj, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle ka thënë se është ndjere i shokuar për shifrat alarmanet në Siri. Ai tha se vendet anëtare të KS-së që kanë hezituar të dënojnë Damaskun, duhet të ndryshojnë qëndrim.
Numri i viktimave në Siri është vështirë të përcaktohet qartë, pasi atje nuk ka vëzhgues të pavarur në terren dhe autoritetet siriane nuk kanë lejuar asnjë media ndërkombëtare në vend.
Vetëm të hënën në Siri u vranë 20 persona nga përleshjet me forcat qeveriatere dhe atyre opozitare. Vrasjet nuk mungojnë edhe pse në vend po zhvillohen zgjedhjet lokale.
BE nga ana e saj ka vendosur 10 raunde me sanksione kundër qeverisë siriane dhe Lidhja Arabe e ka pezulluar atë nga anëtarësia.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›