OCCUPY bllokojne tre porte te Bregut Perendimor
Qindra protestues anti-Wall Street kanë bllokuar hyrjet dhe kanë vonuar hyrjen e kamionëve në tre porte të Bregut Perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Portet e bllokuara janë ai ne Kaliforni, Oregon dhe Uashington, si pasojë e arrestimeve nga policia të shumë protestuesve, të cilat gjithësesi nuk u shoqëruan me konfrontime. Që prej së hënës aktivistët u vendosën para hyrjeve, u ranë daulleve dhe mbajtën parulla të tipit “Mbyllni Wall Streeet Buzë Detit”.
Manifestimet vijnë një muaj pasi policia hoqi kampet e “pushtuesve” të ngritura në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara.
Protestuesit thanë se shpresonin që me bllokimin e porteve të dëmtonin fitimet e korporatave. Në Oakland të Kalifornisë janë mbyllur dy terminale.
Në portin Long Beach, në afërsi të Los Anxhelosit, rreth 300 manifestues u mblodhën në një terminal të tij dhe u perleshen me forcat e policisë.
Dy terminale u bllokuan gjithashtu në Portland dhe Oregon, ku dy persona që mbanin një armë dhe një shpatë u arrestuan. Zëdhënësi i “pushtuesve” deklaroi se personat e arrestuar nuk ishin pjesë e manifestimeve. Punëtorët në Portland dhe në portin Longvieë, në Uashington, u dërguan në shtëpi për shkak të shqetësimit mbi gjendjen shëndetësore dhe sigurinë e tyre. Sindikata e punëtorëve të porteve nuk e mbështeti zyrtarisht protestën, por punëtorët u lejuan të ndërprisnin punën nëse ndjenin se kushtet e tyre nuk ishin të sigurta.