Feith mbështetet vendimin Gjykatës për emblemën e Prizrenit
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, të shtunën komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me emblemën e komunës së Prizrenit. Feith ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së sapo themeluar Kushtetuese, i cili - sipas tij - është i detajuar dhe i arsyetuar mirë.
"është mirë për sundimin e ligjit në Kosovë kur për ankesën e një personi mund të vendosë Gjykata Kushtetuese, pasi ai ishte i mendimit se vendimi i Kuvendit Komunal kishte shkelur të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Prizren për mbrojtjen dhe promovimin e identitetit të tyre", ka thënë Feith.