Fejt: “Edhe pse pa zyrë, aktivitetet në Veriun e Kosovës vazhdojnë”
I dërguari i BE-së në Kosovë, Piter Fejt, ka bërë të ditur se aktivitetet në Veriun e Kosovës po vazhdojnë edhe pse nuk është duke funksionuar një zyrë në pjesë të vendit. Sipas Fejt, kontaktet me komunitetin serb janë të shpeshta. “Megjithëse zyra jonë nuk është e hapur për momentin, aktivitetet vazhdojnë, prandaj nuk duhet të përqendrohemi te ndërtesa, zyra. Janë aktivitetet ato që kanë rëndësi”, - tha gjatë një interviste Piter Fejt. Duke folur për insistimin e misionit të BE-së kundër dhunës, Fejt tha se i ka bërë thirrje Beogradit që të e mos nxisë atë. Në të njëjtën kohë, tha Fejt, po bëhen përpjekje për ta qetësuar pjesën veriore të Kosovës, por megjithatë, “nuk mund të sigurojmë se nuk do të ketë dhunë. Ne vetëm mund që të kërkojmë për ndihmën e nevojshme që mund të marrim nga KFOR-i dhe UNMIK-u, me qëllim që të sigurohemi se dhuna nuk do të lëndojë stafin tonë dhe popullsinë vendase”. Në lidhje me tendencat e një pjese të komunitetit serb për ndarje të Kosovës, Fejt tha se dyshon që ndarja është vërtet qëllimi i udhëheqjes së Beogradit, sepse, sipas tij, “ndarja mund të thoshte de fakto njohje të shtetit të Kosovës”. Në anën tjetër Fejt theksoi se vendosmërinë e Grupit Drejtues Ndërkombëtar dhe të Grupit të Miqve të Kosovës për të kundërshtuar “parimin e ndarjes”, nga i cili nuk do të zmbrapsen.
1 Mars 2008