E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Meksiko, fillojnë xhirimet e “Terminator 4”

Më në fund, më 5 maj do të fillojnë në Nju Meksiko xhirimet e serisë së radhës të filmit të shumëpritur nga publiku, “Terminator Salvation: The Future Begins”. Në episodin e katërt të sagës së inauguruar më 1984-n filmi do të shënojë fillimin e një trilogjie cyborg. Në vend të Arnold Schwarzenegger, flitet nën zë se do të jetë Christian Bale. Në film do të marrin pjesë dhe Sam Worthington, i impenjuar në xhirimet e “Avatar” të James Cameron, regjisor i dy serive të “Terminator”-it.

Paparaci humb gjyqin me Nikol Kidman

Princi i paparacëve në Sidnej, Jamie Fawcett, ka humbur një seancë për shkak të shpifjeve që përfshinë aktoren australiane Nikol Kidman. Fawcett i kishte hapur gjyq një të përditshmeje, e cila e kishte akuzuar se persekutonte aktoren, por gjykatësi ka vendosur që sjellja e tij e kishte trembur me të vërtetë aktoren australiane. Përveç një dëmshpërblimi ai kishte vendosur që paparaci të paguante shpenzimet e të dyja palëve, që gjithsej kapin shifrën e disa mijëra eurove.

Princesha e Holandës mbron homoseksualët

Ajo do të jetë e pranishme në një marrëveshje në mbështetje të homoseksualeve. Teksti i marrëveshjes që do të siglohet nga Ministria për të Drejta të Barabarta dhe autoritetet lokale të Amsterdamit, Roterdamit, Hagës dhe Utrecht, ka si qëllim të favorizojë dhe më shumë pranimin e homoseksualëve, nga pjesa e shoqërisë holandeze. Marrja e një pozicioni të tillë nga një prej personave të familjes mbretërore konsiderohet me një rëndësi historike nga organizatat “gay”.

1 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›