Sigurimi i jetës
Një plak 97 vjeç shkon në një zyrë sigurimesh.
-Përshëndetje. Dua të bëj siguracion për jetën.
-ǒthua gjysh! Siguracion për jetën? Sa vjeç je?
- 97, - i thotë plaku.
Nëpunësi, që gati sa nuk çmendet, e pyet sërish:
-Seriozisht e ke? ǒtë duhet ty siguracioni?
-Po ja, do të shkoj me babanë jashtë shtetit. Dhe menduam të jemi të siguruar, se nuk i dihet...
Nëpunësi, që zë kokën me duar:
-Sa vjeç është baba yt?
-130 mbush vitin tjetër.
-E çfarë do të bëni jashtë shtetit?
-Do të shkojmë të vizitojmë gjyshin.
Nëpunësi:
-Tallesh me mua? E sa vjeç është gjyshi yt?
-147-vjeçar.
-Po mirë, me ç’rast do ta vizitoni?
-Po ja, u divorcua nga gruaja dhe do të martohet prapë. Në fakt ai nuk do, por e detyrojnë prindërit...
1 Mars 2008