E Diel, 1 Nëntor 2026

Felaj: “Ministrja Bregu mashtron, kunati i saj ka marrë me koncesion ndërtimin e 10 HEC-ve”



Partia Socialiste ka publikuar dje kontratën koncesionare, e cila provon se kunati i ministres së Integrimit, Bregu, Hektor Ajazi, ka marrë me koncesion ndërtimin e 10 hidrocentraleve të vogla. Kështu, deputetja Ermonela Felaj ka hedhur poshtë mashtrimet e ministres Bregu se kunati i saj ka përfituar kontratë koncesionare për ndërtimin e një hidrocentrali.
Deklarata
“Ministrja Bregu ka gënjyer për koncesion, pasi siç mund të shohim te kontrata, nuk është dhënë vetëm një hidrocentral. Janë dhënë me koncesion për 35 vjet hidrocentralet – ‘Borovë’, ‘Sebisht Nr. 2’, ‘Prodan Nr. 4’, ‘Prodan Nr. 5’, ‘Okshtun Nr. 6‘, ‘Okshtun Ekologjik’, ‘Tërnova Nr. 7’, ‘Lubalesh Nr. 9’, ‘Lubalesh Ekologjik’ dhe ‘Gjoricë Nr. 10’, pra në total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milionë e 786 mijë e 127 kilovat-orë. Jo një hidrocentral, po dhjetë. Vlera totale e këtij investimi kap shifrën 32 milionë euro për ndërtimin dhe vënien në punë të hidrocentraleve. Me kapacitetin që kanë, fitimi nga ky investim do të jetë 323 milionë euro”, - deklaroi Felaj.
Vendimi
Ndërkaq, deputetja Felaj deklaroi se vendimi për dhënien e këtij koncesioni prej 323 milionë eurosh është marrë në datën 11 qershor të vitit 2009, pak ditë përpara zgjedhjeve të vjedhura të 28 qershorit. “Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, qeveria ishte e ndarë përgjysmë; ndërsa gjysma e qeverisë vidhte votat, gjysma tjetër vidhte pasuritë publike të shqiptarëve, duke shpejtuar të merrnin gjithçka që mundnin, në rast se vjedhja e votës nuk rezultonte e suksesshme. Në ditët e fundit përpara zgjedhjeve, qeveria ‘Berisha’ jepte me koncesion 323 milionë euro pasuri publike të të gjithë shqiptarëve, dikujt pa asnjë eksperiencë në këtë sektor, me një atribut kryesor, që është kunati i ministres së Integrimit”, - u shpreh Felaj.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›