E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lejdi Gaga ka frikë nga celulari



Lejdi Gaga i ka habitur të gjithë edhe me një fobi të sajën, kur ka deklaruar se ka frikë se nga përdorimi i telefonit celular, sepse mund t’i shkaktojë tumor në tru. Thuhet se këngëtarja amerikane flet në telefon celular, duke e mbajtur asistentët e saj rreth dy metra larg veshit për t’u mos u “sëmurur”. Përveç telefonit celular, këngëtarja ka frikë edhe nga seksi, pasi mendon se partneri mund t’ia marr kreativitetin, ndërsa më parë ka zbuluar se të gjitha hitet e saj i ka shkruar nën ndikimin e drogës. Megjithatë, asgjë nuk i ka ndalur fansat e saj, përkatësisht “përbindëshi i vogël”, duke u ndjekur në çdo hap në “Twitter” nga 5.7 milionë fansa, ka siguruar titullin e mbretëreshës së këtij rrjeti shoqëror.

Slash
Ndahet nga bashkëshortja Perla

Slash ka aplikuar për divorc nga bashkëshortja e tij prej nëntë vitesh, Perla Ferrar, duke përmendur si arsye “dallimet e papajtueshme”. Ish-kitaristi i Guns N' Roses, emri i vërtetë i të cilit është Saul Hudson, ka dërguar letrat në Gjykatën e Lartë në Los Anxheles javën e kaluar. Dyshja u martuan në tetor të vitit 2001 dhe kanë dy djem së basku, London Emilio, tetëvjeçar, dhe gjashtëvjeçarin Kesh Anton. Kjo është martesa e dytë për Slash, pasi ai u nda edhe nga bashkëshortja e parë, Rene Suran, në vitin 1997 pas pesë vitesh së bashku.

Paris Hilton
Dëshmon se kokainën e dinte çamçakëz

Paris Hilton u ka thënë policëve se ajo kishte besuar se kokaina e gjetur në çantën e saj ka qenë çamçakëz. Hilton u arrestua në Las Vegas gjatë fundjavës së kaluar, pasi automjeti i saj u ndalua nga policia dhe ajo tashmë përballet me akuza kriminale për posedim të drogës. Sipas dokumenteve të siguruara nga “US Ë///eekly”, policia e kishte zbuluar kokainën, së bashku me letra të mbështjella të marihuanës dhe tableta të thyera të Albuterol – kur Hilton e kishte hapur çantën për të kërkuar buzëkuqin e saj.
Por Hilton thuhet se ka pranuar se Albuterol dhe një sasi e madhe e kokainës është gjendur në çantën e saj, por ka thënë se nuk e di se nga ka ardhur ajo.

Kim Kardashian
Dëshiron një të dashur armen

Duket se bukuroshja Kim Kardashian nuk mund të ngopet me të dashurin e saj, Miles Austin, pasi dëshiron të mos u bindet urdhrave të familjes dhe të kërkojë një të dashur armen. Bukuroshja 29 vjeçare, thotë se është nën presionin e familjes për t’u përshtatur me jetën në Hollivud, por pranon se do të dëshironte një mashkull normal. “Unë jam në një lidhje. Por, nuk më pëlqejnë lidhjet e verbra. Nëna ime po tenton të përshtatet me gjithë këto emra në Hollivud dhe unë jam në një situatë si, ‘Më nxirrni nga këtu, dua një mashkull normal armen’. Unë absolutisht i dua ata”, u shpreh Kardashian.

Snup Dog
Nderon Majkëll Xhekson në ditëlindjen e tij

Snup Dog ka performuar në një mbrëmje homazhi për Majkëll Xhekson, të organizuar fundjavën e kaluar në nderim të këngëtarit të ndjerë. Ngjarja e titulluar “Brooklyn Loves Michael Jackson” u mbajt në Nju Jork të dielën (29.08), që do të ishte ditëlindja e 52-të e këngëtarit të ndjerë e ku artistë të njohur performuan bashkë me këngët e tyre edhe këngë të miksuara të Xhekson. Snup ka nderuar legjendën e muzikës dhe madje në skenë ka bartur dorezë të shndritshme, të ngjashme me atë që ka bartur edhe Xhekson gjatë karrierës së tij. Reperi 38-vjeçar ka thënë: "Muzika dhe shpirti i tij, kane përfaqësuar dashuri dhe paqe në mbarë botën dhe kjo ka ndikuar tek unë, prandaj po shpreh dashurinë dhe respektin për këtë artist të madh që ka qenë shumë i rëndësishëm për njerëzit dhe muzikën”.

Selin Dion
Dërgohet urgjentisht në spital

Këngëtarja kanadeze, Seline Dion (42 vjeçe), e cila është shtatzënë me binjakë, është dërguar më parë në spital për shkak të komplikimeve, shkruan revista amerikane “Closer”. Ajo është dërguar urgjentisht në një klinikë në Majami, ku është konstatuar se pozita e bebeve është shumë e ulët, simptomë që paralajmëron lindjen e parakohshme. Pas kontrolleve, mjekët i thanë Dionit se duhet të qëndrojë në spital deri në lindjen e binjakëve, të paraparë për nëntor. Selin dhe burri i saj, Rene Anxhelil (68), kanë djalin 9-vjeçar Rene Çarls Anxhelil.

Britni Spirs
Fotografohet duke pushuar me të dashurin

Do të martohet apo jo? Ky është shqetësimi i fundit i Britni Spirs, e cila është me pushime në Hauai me partnerin e saj Xhezon Travik. Për këngëtaren bëhet fjalë për martesën e tretë dhe tani Britni sërish është në vëmendjen maksimale të paparacëve. Një moment ata e kanë kapur ndërsa Spears tymos një cigare në ballkon me Xhezon, ndërsa në trup mban rroba banjo. Duket se Britni është kthyer sërish në formë edhe pse për momentin po qëndron larg skenës. Fansat e saj po presin të preferuarën e tyre me një hit tjetër, por që ndoshta do të jetë gati në vjeshtë.

Hall Berri
Aktorja është në dilemë dashurie

Jeta e dashurisë e Hall Berri po bëhet gjithnjë më e komplikuar! Sipas tabloidit amerikan “National Enquirer”, aktorja është duke u ndjekur nga dy meshkuj: babai i vajzës së saj, ish-të dashuri Gabriel Aubri dhe bashkëaktori i filmit “Dark Tide”, Olivier Martinez. “Olivier është i paepur për t’u përpjekur të depërtojë në zemrën e saj. Hall vërtet e pëlqen Olivier, dhe ai është në shoqërim të saj shumicën e kohës. Por Gabriel ka kuptuar se diçka po ndodh, dhe ai shpesh është në xhirime, duke u munduar t’i mbajë Hall dhe Olivier të ndarë. Hall nuk e di nëse duhet të qëndrojë me Gabriel ose të heqë dorë nga ai për Olivier, pasi ai është seksi, i mençur dhe i pjekur”, ka thënë ky burim.

Xhenifer Aniston
Në formë të përkryer trupore

Me sandale me fund të gjatë, kanatjere dhe pa reçipeta. Ky është “llok”-u i ri i Xhenifer Aniston, e cila mbulon fytyrën me kapele kur sheh paparacët që po e fotografojnë. Gjithnjë e më e bukur, aktorja hollivudiane ka vendosur t'u dhurojë fansave të saj një imazh më pikant dhe kështu pas skenave 'topless' në filmin e ri "Wanderlust" shfaqet shumë sensuale edhe pse e veshur shumë thjesht. Nuk duket se ajo ka harruar të veshë pjesën tjetër të kostumit femëror, por me këtë mënyrë po tregon se është në formë të mirë fizike dhe është e gatshme të mundë edhe aktore të tjera shumë më të reja se ajo.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›