Bejtja: Papërgjegjshmëria rrit borxhin publik
Partia Socialiste denoncoi dje situatën e papërgjegjshmërisë së plotë të qeverisë shqiptare ndaj thellimit të rëndë të krizës ekonomike, duke e injoruar atë dhe efektet e saj. Deputeti i PS-së, Ilir Bejtja, vuri në dukje atë çka e cilësoi mashtrim me gjoja punë publike për të rritur atë imazh të shkatërruar të qeverisë. "Nëpërmjet gjoja çeljes së shumë investimeve në infrastrukturë e vepra të tjera publike, me një arkë bosh që para dhe gjatë fushatës, me efekte negative në përkeqësimin e sigurt të nivelit të jetës së qytetarëve tanë dhe me të vetmin qëllim për të garantuar vjedhjen dhe keqpërdorimin e pushtetit ekonomik edhe një mandat tjetër", tha ai.