Felipe Melo tek Arsenali, Van Persi te Juve
Mediat angleze
Pas spekulimeve për shkëmbimin Diego-Riberi, që Juventusi po planifikon t’i propozojë Bajernit të Mynihut, nga Anglia mbërrin një tjetër lajm. Mediat britanike besojnë se torinezët mund të gjejnë marrëveshjen edhe me Arsenalin, për shkëmbimin Felipe Melo-Robin van Persi. “Daily Mail” bënte të ditur se bardhezinjtë nuk e përjashtojnë largimin e brazilianit në fund të sezonit, duke theksuar se trajneri i “topçinjve”, Arsen Venger e admiron lojën e mesfushorit të “seleçaos”. Si alternativa për shkëmbimin, Arsenali ofron edhe Gael Klishinë ose Bakari Sanjanë. Nëse Melo largohet, Juve synon të afrojë Migel Velozon e Sporting Lisbonës.
#