E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrja e Borrielos: Baloteli, eja te Milani

Sulmuesi

Marko Borrielo, sulmuesi i Kombëtares italiane, i bën thirrje Mario Balotelit që të transferohet te ilani. I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ai deklaroi: “E njoh Balotelin, ai është një djalosh i jashtëzakonshëm. Disa herë flasim në telefon, ose shkëmbejmë ndonjë ‘sms’ për të qeshur. A kemi folur për faktin që ai është tifoz i Milanit? Jo, megjithatë shpresoj që ai të bëhet pjesë e skuadrës tonë”. Rreth faktit që Baloteli ishte në tribunë, në takimin Milan-Mançester Junajtid, bomberi kuqezi tha: “Nuk shoh asgjë të keqe. Edhe unë mund të shkoja në stadium për të parë një ndeshje të Interit me çelsin ose Barcelonën”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›