Shkodër, nis aksioni për ndërtimet pa leje
Shkodër- Inspektoriati i Ndërtimit pranë Bashkisë Shkodër ka nisur prishjen e 15 objekteve pa leje në rrugën “Mehmet Pashë Plaku”. Fillimisht janë shembur dy objekte, një pikë karburanti pa leje, si dhe një parukeri, për të vazhduar me të tjera ndërtesa, të cilat kanë penguar kryerjen e investimit të bashkisë në sistemimin e trotuarit.
Gjithashtu në fazën e dytë të këtij projekti, inspektoriati i ndërtimit do vijojë shembjen e ballkoneve dhe shtesave të pallateve që gjenden në këtë rrugë.
Rruga “Mehmet Pashë Plaku” ka dy financime; 4.2 milion lekë është finacimi për lyerjen dhe rikonstruksionin e fasadave të pallateve në këtë rruge, ndërsa 8.1 milion leke është fondi për rikonstruksionin e trotuareve.
Banorët e kësaj zone kanë filluar të prishin vetë shtesat, rrethimet si dhe çmontimin e objekteve të lëvizshme. Operacioni i ndërtimorëve do të shtrihet dhe tek rruga
“Isuf Sokoli”, ku pengohet rikonstruksioni i trotuareve dhe tek Unaza.