E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet shqiptari,aksidentoi me vdekje italianin

BRESHIA - Një shqiptar, emigrant me dokumente të rregullta në Itali ka përfunduar në pranga mesnatën e djeshme pasi ka aksidentuar me vdekje një 55-vjeçar italian. 

Mediat italiane pohuan dje se, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Breshia, ndërsa mjeti që drejtohej nga shqiptari është përplasur me motoçikletën me të cilën udhëtonte viktima. Si pasojë e goditjes, 55-vjeçari italian ka marrë plagë të rënda, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa sipas policisë së mbërritur në vendngjarje trupi i pajetë i viktimës është gjetur i hedhur nga përplasja rreth 30 metër nga vendi ku u aksidentuan  mjetet. Policët e mbërritur në vendin e përplasjes kanë shoqëruar në rajon, emigrantin shqiptar, i cili i është nënshtruar testit të alkoolit. Pa kësaj ai ka rezultuar pozitiv ndaj testit të alkoolit në gjak, me një nivel 6 herë më të lartë sesa ai i lejuar me ligj. Pas kësaj shqiptari është arrestuar dhe tani duhet t'i përgjigjet akuzës për "vrasje pa dashje". Gjatë paradites së nesërme pritet që i arrestuari të përballet me kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e një mase paraprake sigurie në ngarkim të tij derisa të përfundojnë hetimet.               f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›