E vrasin për ngacmimin e të fejuarës
Një person nga Paskuqani gjeti vdekjen dje rreth orës 15:15, pasi u qëllua me mjete të forta nga dy banorë të zonës, njëri prej të cilëve e akuzoi viktimën për ngacmime ndaj të fejuarës së tij.
Dashamir Biçaku
Elvis Sapaj, 27 vjeç, nga Alliasi, vdiq në Spitalin Ushtarak pas plagëve të marra në kokë dhe në trup. Policia identifikoi si autorë të ngjarjes, dy persona banues në Paskuqan, të cilët u shpallën në kërkim me akuzën e vrasjes në bashkëpunim me sende të forta. Arben Doçi, 27 vjeç dhe Enver Damza, 26 vjeç, të dy nga Paskuqani, janë shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të vrasjes së 27-vjeçarit Sapaj nga Alliasi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 15:15, në Paskuqan, në afërsi të një furre buke. Shkak për konfliktin mes palëve, sipas burimeve të policisë ka qenë një veprim i viktimës ndaj të fejuarës së Arben Doçit. Ky i fundit, dyshohet se e ka cilësuar veprimin e viktimës së ngjarjes si fyerje dhe provokim ndaj të fejuarës së tij. Sapo ka mësuar për këtë veprim, Arben Doçi ka dërguar të fejuarën e tij në shtëpi dhe më pas ka arritur provokatorin në rrugë. Ai ishte me një shok tjetër dhe së bashku kanë nisur të godasin me sende të forta, grushte, gurë dhe hekur banorin e lagjes së Alliasit. Policia tha se 27-vjeçari nga Alliasi është munduar të mbrohet, por dhuna e ushtruar nga dy personat ka qenë e furishme dhe e papërballueshme prej viktimës. Ky fakt ka bërë që ai të mos përballojë sulmin dhe goditjet ndaj tij, duke u shembur përdhe në pak sekonda. Elvis Sapaj është shembur përdhe pranë furrës së bukës ndërsa dy djemtë që e kishin vënë për poshtë e godisnin në mënyrë të dhunshme. Pas grindjes që ka vazhduar disa minuta, të dyshuarit si autorë të krimit janë penguar nga disa banorë, që kanë parë përleshjen. Në këtë kohë është lajmëruar edhe policia e Komisariatit të Kamzës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë.
Policia
I dëmtuari është dërguar prej disa banorëve në drejtim të Spitalit Ushtarak për t'i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se 27-vjeçari nga Alliasi, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe madje me disa plagë në pjesën e pasme të kokës. Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, Ervis Sapaj, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të hemorragjisë dhe dëmtimit të rëndë në kokë. Rreth 40 minuta pasi viktima ka mbërritur në spital, ai ka ndërruar jetë. Mjekët kanë pohuar se shkaku i vdekjes ishin plagët e rënda në kokë dhe në trup. Në vendin e ngjarjes, policia ka administruar si prova materiale disa gurë, një copë hekuri me të cilat kishin goditur viktimën si dhe copa të rrobave të tij. Po ashtu, hetuesit kanë marrë deklarime të disa personave të ndryshëm, si dëshmitarë okularë të ngjarjes. Ata kanë ndihmuar policinë me të dhëna të ndryshme mbi shkakun e konfliktit, pikërisht të fejuarën e njërit prej personave të përfshirë në ngjarje. Specialistët e hetimit të vrasjeve dhe policia e Komisariatit nr.5, rreth orës 18:00, kanë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes në bashkëpunim, dy persona të dyshuar. Arben Doçi dhe Enver Damza, janë identifikuar nga policia si autorë të krimit. Policia mbrëmë ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve, menjëherë pas krimit ndërsa pohoi se kishte identifikuar edhe vendndodhjen e tyre.
Shoqërohet e fejuara e "vrasësit"
TIRANE - Shërbimet e policisë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe motivin e saktë të saj, kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.5, edhe vajzën për të cilën dyshohet se ka ndodhur mosmarrëveshja, që çoi në vdekjen e një personi dje në Paskuqan. Policia bëri të ditur se vajza ka pasur një provokim nga i dëmtuari, por ishte munduar të qetësonte të fejuarin e saj. Ajo mësohet se ka dhënë sqarime të hollësishme për veprimet e kryera nga viktima, ndërsa ka sqaruar edhe reagimet e dhunshme të partnerit të saj, sapo ai ka mësuar për ngacmimet e 27-vjeçarit.