E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti Publik: Jemi ne prag epidemie gripale

Ulja e ndjeshme e temperaturave dhe shtimi i rasteve te virozes gripale, ka bere qe mjeket te japin alarmin per nje prag epidemie. Epidemiologet thone se ne Shqiperi mund te qarkullojne tre lloje te virusit te gripit, te identifikuara vjet, ai i tipit AH3N1 dhe AH1N1, si dhe gripi i tipit B. Nje ekip mjekesh po analizon pikerisht mostrat e marra cdo dite ne urgjencat e spitaleve dhe pas 10 ditesh do te identifikojne llojin e virusit. “Gjate diteve te fundit kemi nje rritje te numrit te pacienteve, te cilet kane probleme te infeksioneve respiratore. Nderkohe qe dyshohet se sot qarkullojne tri lloje te ndryshme te ketyre infeksioneve virale, por aktualisht jemi ne kryerjen e analizave”, u shpreh dje Dritan Ulqinaku, epidemiolog ne Institutin e Shendetit Publik.
E ndersa te ne cdo dite jane duke u marre mostrat per te gjetur shkaktarin dhe llojin e virusit, ne shtetin fqinj, Itali, eshte izoluar virusi i nentipit AH1N1 te nje grua qe nuk kishte aplikuar vaksinen. Nderkohe qe vaksina anti-grip, e cila rekomandohet eshte me e efektshmja, e cila rezulton se ne Shqiperi eshte shitur pothuajse 50 per qind e asaj qe ka hyre ne rruge ligjore. Epidemia e gripit, sipas epidemiologeve, shperthen ne muajt shkurt-mars, ndersa mesi i dhjetorit eshte periudha kur shfaqen virozat stinore. Mjeket keshillojne qe te shmangen daljet ne oret e ftohta, si dhe mjediset e populluara, ku rreziku i marrjes se infeksioneve virale eshte me i madh.
Ne repartin e Pediatrise, te Spitalit Rajonal te Beratit nuk ka me shtreter per femijet e semure. Kjo per shkak te nje viroze qe po qarkullon ne kete rreth per me shume se nje jave. Pacientet shfaqin temperature te larte, dhimbje te forta koke, te shoqeruara edhe me te vjella. Shefi i repartit te pediatrise, mjeku Vladimir Kumaraku, pohon se duke u nisur nga gjithe ecuria e ketyre diteve, per sa i perket nivelit te semundshmerise, tendenca e rasteve te prekur nga kjo viroze eshte gjithnje e ne rritje, sidomos per femijet e moshave parashkollore e femijet e kopshteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›