E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikonstruksione bibliotekash dhe rrugesh ne 2008

Kryetari i Bashkise se Tiranes ka publikuar dje projektet qe ka Bashkia e Tiranes ne Njesine Bashkiake nr 7, ku ai ka pasur takim ne kuader te nismes “Thuaj fjalen tende”. Ai ka treguar se per buxhetin e vitit te ardhshem do te merret mendimi i te gjithe komunitetit, megjithate paraprakisht mendohet qe te rikonstruktohet tregu i kesaj njesie, biblioteka e lagjes nr.9, rikonstruksioni i rruges se Durresit (segmenti nga unaza e vogel-Zogu i Zi), rikonstruksioni i Rruges se Kavajes (segmenti sheshi “Skenderbej”-“21 Dhjetori”) etj. Gjate takimit me banore te njesise, Rama ka terhequr vemendjen se qytetaret e Njesise Bashkiake numer 7, kane paguar taksat vendore ne masen 42 per qind. “Per te pasur nje sherbim maksimal ne efektshmerine e tij duhet te kemi nje kontribut maksimal ne nivelin e percaktuar me vendimet perkatese te autoriteteve te zgjedhura”, tha Rama. Ai verejti se tarifa e pastrimit, e cila sot eshte vetem 2100 leke ne vit per familjet, jo vetem eshte nen koston e ketij sherbimi qe ne vite eshte shtrenjtuar dhe vazhdon te shtrenjtohet, per shkak te rritjes eksponenciale te cmimit te naftes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›