Fëmija plagos tre nxënës në Texas

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 15:30
Tre nxënës janë plagosur në një shkollë në Texas, kur një fëmijë gjashtë vjeçar kishte sjellë me vete një pistoletë.
Arma, e cila ka qenë e mbushur, kishte rënë në dysheme dhe kishte shkrepur, duke plagosur dy nxënës, një gjashtë vjeçar dhe një tjetër pesë vjeçar, si dhe fëmijën, i cili kishte sjellë armën në shkollë.
Të tre fëmijët janë në spital por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.