E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur u shtrua Darka e Fundit?

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 18:30

Kolin Humphreys, një shkencëtar në Universitetin e Kembrixhit, është i sigurt për një gjë: se Darka e Fundit e Krishtit, u mbajt të mërkurën dhe jo të enjten.

Këtë fakt, ai e ka publikuar në librin e tij, “Enigma e Darkës së Fundit”, me anë të të cilit profesori i njohur kërkon të “çmontojë” datat e pranuara në krishterim për festimin e Pashkëve, duke ju referuar të dhënave astronomike, historike dhe biblike.

E në qoftë se teza e tij do të ishte e vërtetë, ajo që zakonisht festohet si Darka e Fundit, do të ishte në fakt e parafundit e Jezus Krishtit para kryqëzimit të tij.

Dhe rrjedhimisht, e enjtja e Shenjtë i bie të shtyhet për një javë.

Kërkimet e historianit të Kembrixhit nisën, pasi ai pa sesi kishte një mospërputhje të dukshme në Bibël.

Ungjilltarët Mateu, Marku dhe Luka shkruan se Darka e Fundit, përkoi me fillimin e kremtimit të Pashkëve hebrenje, ndërsa Gjoni thotë se ishte një vakt normal që hahet një ditë më parë.

Humphreys beson se “populli hebre nuk e ngatërroi kurrë drekën e Pashkëve me një tjetër vakt, kështu që ka shumë gjasa që ungjijtë të jenë të gabuar në lidhje me të”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›