Rufi Osmani “shqetëson BDI-në

Partia e re shqiptare në Maqedoni, RDK, ka theksuar se BDI është në panik për shkak të përkrahjes masive të Rufi Osmanit dhe RDK nga ana e qytetarëve shqiptar.
“Jemi të vetëdijshëm për panikun i cili mbizotëron në radhët e BDI-së për përkrahjen masive që shqiptarët ja japin Rufi Osmanit dhe RDK-së, andaj nuk habitemi që keni rekrutuar njerëz për t’ju informuar kush na bashkëngjitet dhe sa është numri i tyre. Radhën tjetër rekrutoni njerëz të cilët së paku din të numërojnë”, theksoi RDK.
Kjo parti kryesisht reagon kundër komunës së Çairit, e cila një ditë më parë akuzoi Rufi Osmanin dhe fjalimin e tij.
“Në vend që të shkruani reagime dhe të merreni me qytetin e Gostivarit, është e rrugës që të jepni sqarime përse banorët e Çairit nga qeveria juaj marrin dyfish më pak mjete në krahasim me banorët e komunave tjera të Shkupit.
Ju të nderuar duhet t’ju jepni sqarim banorëve të Çairit përse bëhet uzurpimi i hapësirave publike dhe shkatërrimi i parqeve të komunës. Për sa i përket mënyrës se si i përdorni në fakt keqpërdorni institucionet publike, këtë banorët e Çairit e din më së miri.
Asnjë reagim i BDI-së nuk mund ta ndryshoj të vërtetën se me ndarjen katastrofale territoriale komuna e Çairit është cunguar në mënyrë të pamëshirshme dhe është zhveshur nga të gjitha institucionet e vlefshme duke ja lënë vetëm hangarët e Higjienës Komunale.
Asnjë reagim nuk e ndryshon faktin se qeveria në të cilën deri dje bënte pjesë edhe partia juaj për projektin Shkupi 2014 shpenzoi 200 milion euro ndërsa për sheshin Skënderbeu vetëm 500 mijë euro”, theksoi RDK.