E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni, “harakiri” me sekretet

Nga Express më 20 prill 2011 në ora 16:30

Pentagoni përfshihet sërish nga skandali i publikimit të të dhënave sekrete, por këtë radhë fajtori nuk janë Julian Assange dhe Wikileaks.

Gafa mbërrin nga faqja e internetit të trupave të inxhinierisë të ushtrisë amerikane.

Në këtë faqe janë publikuar online gabimisht projektet sekrete për zyrat e reja të Pentagonit.

Bëhet fjalë për “Mark Center”, ku do të zhvendosen 6400 punonjës të Departamentit amerikan të mbrojtjes.

Sipas specialistëve, ky publikim komprometon zyrat e Departamentit amerikan të mbrojtjes, duke i bërë ato të lëndueshme nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist.

Projekti sekret qëndroi online për më shumë se 20 orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›