Fëmijët, 13 për qind vdesin nga aksidentet rrugore
Fëmijët janë më të rrezikuarit për të qenë viktima të një aksidenti rrugor.
zirina llambro
Madje, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 13 % e totalit të vdekjeve të tyre shkaktohen nga këto aksidente. Specialistët e ISHP vunë në dukje se, në afërsi të ambienteve shkollore mungon sinjalistika specifike rrugore. Nxënësit në dalje të shkollës përballen direkt me mjetet motorike për shkak se, dyert janë me pamje nga akset me intensitet të lartë lëvizje. Po ashtu mungojnë mbikalime apo lehtësira që eliminojnë në maksimum rreziqet nga aksidentet. Gjatë aktivitetit të djeshëm në shkollën nëntëvjeçare '1 Maji', në kuadër të Javës së Sigurisë Rrugore ISHP, paraqiti edhe një listë me shkollat më të ekspozuara ndaj trafikut të rënduar rrugor. "Më të riskuarat janë shkollat '1 Maji', 'Vasil Shanto', 'Sabaudin Gabrani', 'Shkolla e Kuqe', 'Ali Demi', 'Kongresi i Lushnjës', tha Boris Miska, përfaqësues i Departamentit të Edukimit dhe Promocionit të Shëndetit. Shkaku kryesor i aksidenteve mbetet shpejtësia e lartë e drejtuesve të automjeteve, por nuk mbeten pas pakujdesia e kalimtarëve. Duke i kategorizuara në këtë mënyrë aksidentet, 24 % e tyre kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe, 21 % nga pakujdesia e këmbësorit, për arsye të ndryshme kanë ndodhur 19 %. Por nuk mungojnë edhe rastet kur shkaktarët e aksidenteve largohen nga vendngjarja duke mos dhënë as ndihmën më minimale. Kjo gjë ndodh në 10 % të rasteve. Humbja e kontrollit nga shoferët ka shkaktuar 18 % të aksidenteve rrugore, ndërsa 3 % e tyre kanë ardhur si pasojë e konsumit të lartë të alkoolit. Ndërsa defektet teknike të mjeteve zënë 2 % të këtyre rasteve. Nga statistikat rezulton se, rreth 315 vetë humbin jetën çdo vit si pasojë e aksidenteve rrugore që ndodhin në shkallë vendi, ndërsa nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë ndodhur rreth 10 mijë aksidente, me afro 5 mijë viktima. ISHP-ja vlerëson se treguesit janë tepër shqetësues, por akoma më shqetësuese janë prirjet. "Tirana, që regjistron numrin më të madh të automjeteve në qarkullim, shënon dhe numrin më të madh të aksidenteve rrugore. Nga grafikët që disponohen, vihet re se në tre vitet e fundit është rritur numri i të dëmtuarve. Të plagosurit janë disa herë më shumë se të vdekurit. Në kryeqytetet pjesa më e madhe e aksidenteve rrugore regjistrohet nga automjetet e tipit veturë, kryesisht rreth orës 12.00-20.00.
Shkollat më në risk prej aksidenteve
'1 Maji'
'Vasil Shanto'
'Sabaudin Gabrani'
'Shkolla e Kuqe'
'Ali Demi'
'Kongresi i Lushnjës'
Shkaqet
24 % e aksidenteve, nga shpejtësia e shoferit
21 %, nga pakujdesia e këmbësorit
19 % për arsye të ndryshme
10 % e aksidentuarve largohen nga vendngjarja
185, nga humbja e kontrollit
3 %, nga konsumi i alkoolit
2 %, nga defektet teknike