Kryekomunari në gjykatë për dëftesën
ELBASAN - Gjykata e Elbasanit jep sot masën e sigurisë për Agron Saden, kryekomunarin e fshatit Mollas, të arrestuar dy ditë më parë, pas akuzës se dëftesa e tij e pjekurisë ishte e falsifikuar.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se, është identifikuar personi i cili i ka mundësuar dëftesën e falsifikuar të Sades. Të njëjtat burime kanë pohuar se, momentalisht ai ndodhet në Itali, çka e vështirëson lokalizimin dhe arrestimin e tij nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë pritet që policia në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit të kryejnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprës penale të konsumuar nga Sade dhe nëse një gjë e tillë vërtetohet, atëherë në Mollas do të ketë zgjedhje të reja për postin e kryetarit të komunës. Sade u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "falsifikimit të dokumenteve shtetërore". a.k.